Gruaja u plagos për vdekje nga qentë e saj, burri i lënduar rëndë

Gruaja u plagos për vdekje nga qentë e saj, burri i lënduar

Një grua është goditur për vdekje në një sulm nga qentë që mbante në shtëpi, ndërsa partneri i saj u lëndua rëndë teksa u përpoq ta shpëtonte.

Gruaja 43-vjeçare, Joanne Robinson, u sulmua në shtëpinë e saj në Rotherham, South Yorkshire

I dashuri i saj, i quajtur Jamie Stead, 42 vjeç, pësoi lëndime shkatërruese në fytyrë, duar dhe gjoks ndërsa u përpoq të tërhiqte kafshët nga ajo.

Kafshët shtëpiake ishin amerikane Bully XL.

Një burrë, i cili tha se është djali i çiftit, tha se të dy kafshët ishin të mbajtura mirë.

Në një postim në internet, ai tha: "Mund t'ju siguroj se qentë u trajtuan mirë".

Një zëdhënës i policisë së South Yorkshire tha: “Gruaja, 43 vjeçe, ishte kafshuar për vdekje dhe me gjithë përpjekjet më të mira të ekipeve të emergjencës, fatkeqësisht u konstatua e vdekur në vendngjarje”.

Specialistët e qenve RSPCA besojnë se rritja e numrit të  britanikëve që blejnë këlysh  në dy vitet e fundit mund të ketë shkaktuar shkallë të lartë të sulmeve fatale të qenve.

EMISIONET