Gruaja e ‘mbretit’ të drogës dënohet me 3 vite burg, ja për çfarë akuzohet

Gruaja e ‘mbretit’ të drogës dënohet me 3 vite burg,

Gruaja e ‘mbretit’ të trafikut të drogës ‘El Chapo’, Emma Coronel Aispuro, është dënuar me 3 vite burg pasi akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash.

Ajo arrestua në shkurt të këtij viti, dhe ka pranuar të gjithë akuzat që i janë ngritur.  Sipas mediave të huaja nga 3 vite, asaj do t’i zbriten 9 muaj, që tashmë i ka kryer.

Mësohet se Emma ndihmoi burrin e saj EL Chapo që të arratisej nga burgu Altiplano në vitin 2015 dhe përgatiti një plan arratisjeje në vitin 2017 për të në momentin që bosi i drogës pritej të ekstradohej në SHBA, shkruan 'The Guardian'

Ndërkohë avokatja e saj Mariel Colon deklaroi se klientja e saj nuk ka bashkëpunuar me autoritetet dhe nuk ka pranuar statusin e dëshmitares së mbrojtur për të përfituar ulje dënimi.

 

EMISIONET