Grabitën supermarketin, policia britanike në kërkim të “bandës” hajdute me 4 vajza

Grabitën supermarketin, policia britanike në kërkim të

Policia britanike është në kërkim të një bande vajzash që vodhën brioshë dhe qindra paundë cigare nga një supermarket Tesco Express.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë vajzat duke u sorollatur rreth dyqanit në Hove, East Sussex përpara se njëra të përballet me një anëtar të stafit dhe të katër të tjera të ikin.

Dy nga të rejat u panë duke shkuar pas banakut duke rrëmbyer mallra të ndryshme, përpara se të tërhiqnin kutitë ku mbaheshin cigaret dhe të merrnin disa pako.

Ato gjithashtu morën briosh, pranë një punonjësi të Tesco-s dhe dukej se mbanin shishe me pije freskuese e ushqime të tjera.

Katër vajzat tani kërkohen në lidhje me vjedhjen në Tesco Express në. Policia e Sussex publikoi pamjet e incidentit, i cili ndodhi rreth orës 19:25 më 18 korrik dhe po kërkon ndihmë nga publiku për të gjurmuar të rejat.

Grabitën supermarketin, policia britanike në kërkim të

EMISIONET