Goditet nga furgoni teksa udhëtonte me biçikletë, vdes djali 5-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2022, 16:15
Një djalë pesë vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një furgon dje (29 shtator) teksa po udhëtonte me biçikletë.
Ollie Simmons-Ëatt vdiq në spital pas përplasjes nga automjeti në Limavady në qarkun e Londonderry, Irlanda Veriore.
Policia po heton për vdekjen e pesë vjetarit.
Politikanët vendas kanë shprehur ngushëllimet e tyre më të thella' për vdekjen e Ollie.
Policia po apelon gjithashtu për informacion lidhur me rrethanat e aksidentit.