Gjykatësja afgane fitoi çmimin prestigjioz për të drejtat e njeriut

Gjykatësja afgane fitoi çmimin prestigjioz për të drejtat

Një nga gjyqtaret më të mira femra në Afganistan është nderuar me një çmim ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, ndërsa ajo vazhdon punën e saj për të mbrojtur gratë dhe vajzat e vendit të saj.

Fawzia Amini, 48 vjeç, u largua nga Afganistani verën e kaluar pas pushtimit të vendit nga talibanët. Ajo ka qenë një nga gjyqtaret femra kryesore në Afganistan, ish-drejtuese e departamentit ligjor në Ministrinë e Grave, gjyqtare e lartë në gjykatën supreme dhe drejtuese e gjykatës për dhunën ndaj grave.

Amini është një nga tre gratë afgane që kanë marrë Çmimin Lantos të këtij viti, një çmim prestigjioz ndërkombëtar për të drejtat e njeriut nga Fondacioni Lantos për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësi. Marrësit e mëparshëm përfshijnë Dalai Lama dhe aktivistin e të drejtave të njeriut në Hong Kong, Joshua Wong.

Dy përfituesit e tjerë të çmimit, që iu dha grave më 18 maj në Uashington DC, janë femra e parë CEO e teknologjisë në vend, Roya Mahboob dhe Khalida Popal, bashkëthemeluese dhe kapitene e ekipit të parë të futbollit për femra në Afganistan.

Amini mbetet e fokusuar në përpjekjen për të shpëtuar 93 gjyqtare femra dhe familjet e tyre që janë në rrezik në Afganistan./The Guardian/

EMISIONET