Gjykata ruse lëshon urdhër-arrest në mungesë për përfaqësuesin e kompanisë Meta

Gjykata ruse lëshon urdhër-arrest në mungesë për

Një gjykatë në Moskë ka njoftuar ditën e sotme se ka lëshuar urdhër arrest në mungesë për përfaqësuesin e platformës Meta, Andy Stone. Për të është marrë ky vendim pasi kishte një numër akuzash të lidhura me terrorizmin, shkruajnë mediat e huaja.

Stone nuk ka pranuar të komentojë sa i përket urdhërit për arrestimin e tij nga drejtësia ruse. Rusia përshkallëzoi luftën e saj ndaj Stone pasi platformat kryesore të Metës, u ndalën në Rusi menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Ministria e Brendshme e Rusisë nisi një hetim penal ndaj Stone në fund të vitit të kaluar, por pa zbuluar akuza specifike. Gjykata njoftoi se Stone u akuzua për promovim të aktivteteve terroriste.

Në marsa të vitit 2022, Komiteti Hetimor i Rusisë njoftoi se nisi një hetim penal për veprime të paligjshme të punonjësve të Meta. Sipas Komitetit, Stone kishte injoruar ndalimin e thirrjeve për dhunë ndaj ushtrisë ruse në platformat e Meta.  

EMISIONET