Gjykata e Vlorës nxjerr nga burgu Ferdinand Llanaj

Gjykata e Vlorës nxjerr nga burgu Ferdinand Llanaj

Ferdinand Llanaj ose siç njihet në Vlorë me nofkën “Robi” është liruar nga burgu, pas 7 muaj qëndrim në qeli.

Vendimi për lirimin nga qelia të Ferdinand Llanaj, është dhënë nga gjyqtarja e Vlorës, Mirela Mishgjoni, e cila pasi analizoi aktet hetimore, vendosi që Ferdinand Llanaj, ti ndryshohet masa e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Llanaj akuzohet nga prokuroria për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Në 27 Gusht 2021, Ferdinand Llanaj u arrestua gjatë një aksioni policor në Selenicë të Vlorës, pasi në banesën e tij policia gjeti një sasi droge të tharë.

Nga operacioni i Koduar “Otima” u asgjësuan 600 rrënjë kanabis, si dhe u sekuestruan 4 automjete, 2 prej të cilëve të blinduar. Ferdinant Llanaj, është vëllai i Aleksandër Llanajt, i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Lartë, për masakrën në Lagjen "Çole", ku mbetën të vrarë tre persona. Ferdinand Llanaj, i shpëtoi një atentati në vitin 2017, të organizuar në rrugën “Transballkanike” në Vlorë.

Video e arrestimit të Llanajt në Gusht 2021

EMISIONET