Gjermania paralajmëron mungesë të shisheve të birrës në prag të sezonit veror
Prodhuesit gjermanë të birrës kanë paralajmëruar se mund të mos ketë mjaftueshëm shishe birre për sezonin veror.
Zëvendës shefi i shoqatës së birrëbërësve Stefan Fritsche tha se pamjaftueshmëria e shisheve të birrës ka prekur sidomos fabrikat e vogla dhe të mesme. Kërkesa për shishe nga fabrikat e ka tejkaluar sasinë ekzistuese.
Mendohet se shkak i mungesës të jenë kostot e larta të energjisë si dhe mungesa e shoferëve të kamionëve transportues që po vështirëson ruajtjen e zinxhirit të furnizimit.
Ata sugjerojnë që konsumatorët të rikthejnë shishet e përdorura sa më shpejt për të ndihmuar në lehtësimin e situatës.
Konsumatorët që i rikthejnë shishet e përdorura marrin mbrasht "kaparin" që kanë lënë kur kanë blerë shishe birre qelqi apo plastike.