Gjermania kërkon samit BE - Rusi

Gjermania kërkon samit BE - Rusi

Liderët e Bashkimit Europian hapën të enjten, 24 qershor, samitin dyditor të fokusuar te tema si pandemia, sfidat ekonomike dhe emigracioni.

Por është zhvillimi i raporteve me jashtë, përkatësisht me Rusinë, tema që ka hapur debat brenda dhe jashtë BE-së.

Gjermania dhe Franca mbështetin rikthimin e tryezave të dialogut të nivelit të lartë me palën ruse, edhe me presidentin Vladimir Putin.

Kancelarja Angela Merkel i deklaroi parlamentit gjerman se unioni duhet të koordinojë reagimet ndaj provokimeve dhe sulmeve ruse në Europën Lindore apo në Ballkanin Perëndimor, por edhe të shohë përfitimet nga raportet e mira.

Në të njëjtën kohë, duhet të përcaktojmë një axhendë të interesave të përbashkët strategjikë, për shembull në fushën e mbrojtjes klimatike, paqes dhe sigurisë, në zgjidhjen e situatave në Libi dhe Siri."

Moska është në konflikt me Perëndimin për disa skandale spiunazhi, dëbime diplomatike dhe për qasjen ndaj opozitës e të drejtave të njeriut.

Tensionet u rritën kur pala ruse rreshtoi së fundmi ushtrinë përgjatë kufirit me Ukrainën, e cila e kritikon samitin BE-Rusi.

"Nismat për të rinisur samitet pa parë një progres real nga pala ruse do të ishte devijim i rrezikshëm prej politikës europiane. Që prej vitit 2014, pas agresionit rus në Ukrainë, Rusia nuk ka ndryshuar as për Ukrainën, as për BE-në" u shpreh Dmytro Kuleba, Ukrainian Foreign Minister

Samiti i pritshëm BE-Rusi do të pasonte atë të javës së kaluar mes presidentit amerikan, Xho Bajden, dhe homologut rus, Putin, por në fjalën e saj të fundit para Bundestagut, kancelarja Merkel that se takimet me BE-në parashikohet të jenë më konkrete në çështjet që adresojnë.

EMISIONET