Gjermani: Urdhër arresti i ri për Christian Brickner për sulm seksual ndaj pesë fëmijëve

Gjermani: Urdhër arresti i ri për Christian Brickner për sulm

Një gjykatë në Braunschweig ka lëshuar një urdhër arresti për 45-vjeçarin Christian Brickner, i cili gjithashtu dyshohet për zhdukjen e Madeleine McCann, për pesë raste që lidhen me sulme seksuale ndaj të miturve.

Ndër këto pesë raste nuk përfshihet zhdukja e britanikes Madeleine McCann, gjurmët e së cilës humbën në vitin 2007 në Portugali.

Urdhri i arrestit synon të sigurojë që 45-vjeçari gjerman të mos lirohet pas vuajtjes së dënimit. 

Brickner është dënuar për ngacmim të fëmijëve dhe trafik droge, dhe që nga viti 2019 po vuan një dënim me 7 vjet burg për përdhunimin e një gruaje amerikane në Algarve, Portugali, në të njëjtën zonë ku humbi Madeleine e vogël.

Sipas gazetës Braunschweiger Zeitung, pesë rastet e reja në të cilat akuzohet Brickner kanë të bëjnë me sulme seksuale ndaj të miturve që ndodhën midis viteve 2000 dhe 2017 në Portugali.

Christian Brickner, 45 vjeç, ka mohuar përfshirjen në zhdukjen e Madeleine McCann nga një dhomë hoteli në Praia da Luz, një vendpushim popullor turistik në Algarve, Portugali, ku familja e vajzës 3-vjeçare ishte me pushime.

EMISIONET