Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, Mbreti Charles III shtyn vizitën në Vatikan
Vizita e Mbretit Charles III dhe mbretëreshës Kamila në Vatikan është shtyrë për shkak të gjendjes shëndetësore të Papës. Mbreti e Mbretëresha do të qëndrojnë në Itali muajin e ardhshëm ku do të kenë takime zyrtare dhe do të festojnë 20 vjetorin e martesës
Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Kamila kanë shtyrë vizitën shtetërore në Vatikan, pasi mjekët rekomanduan që Papa Francesku ka nevojë për pushim pas sëmundjes që kaloi.
Vizita në Vatikan u shty me "marrëveshje të ndërsjellë", sipas një deklarate të lëshuar nga Pallati Buckingham, ku thuhet se
Agjenda shtetërore në Itali në muajin prill, do të vijojë me disa ndryshime në programin e planifikuar.
"Shkëlqesitë e tyre i dërgojnë Papës urimet më të mira për shërimin e tij dhe presin me padurim ta vizitojnë në Selinë e Shenjtë sapo të shërohet," thuhet në deklaratë.
Vizita mbretërore në Vatikan gjatë vitit të Jubileut Papnor, shihej me rëndësi historike për të forcuar lidhjet simbolike mes Kishës Katolike Romake dhe Kishës së Anglisë, ku Mbreti Charles është Guvernatori Suprem.
Një audiencë me Papën dhe një shërbesë në Kapelën Sistine janë pika kyçe të agjendës së Mbretit e Mbretëreshës në Vatikan.
Burime mbretërore thanë se "perspektiva ishte pozitive", por paralajmëruan se programi do të rishikohej sipas këshillës së ekipit mjekësor të Papës.
Ndërsa takimet zyrtare në Itali janë planifikuar për të forcuar marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë, duke reflektuar "vlerat, historinë dhe kulturën" e përbashkët mes dy vendeve.
Mbreti pritet të takohet me presidentin dhe kryeministren e Italisë dhe të bëhet monarku i parë britanik që mban një fjalim para të dyja dhomave të parlamentit italian.
Gjatë qëndrimit në Itali, Mbreti Charles dhe Mbretëresha Kamila do të festojnë edhe 20-vjetorin e martesës së tyre