Gjeli "djallëzor", qytetarët ankohen për këngën e gjelit në mes të natës, ndërhyn edhe policia
Për të shpëtuar gjumin e banorëve të Luserna, një qytet me rreth 7 000 banorë në qytetin metropolitan të Torinos, është dashur të ndërhyjë policia locale, shkruan today.it.
Por, nuk ishte siç ndodh shpesh, zhurma nga grupet e të rinjve që rrinë deri vonë nën dritaret e të tjerëve në mbrëmjet e verës – por më tepër, një gjel ”djallëzor” që, ndoshta pasi kishte ikur nga ndonjë shtëpi më e largët dhe tani u bë gjysmë i egër, kishte zbritur në oborrin e një zonje në qendër dhe duke krijuar një bujë të madhe, pasi netët e verës i kalonte duke kënduar nën shtëpitë e fqinjëve.
Sado të këndshëm të jenë tingujt e natyrës, gjeli kumbues që në kulmin e verës mund të nënkuptojë edhe orën 04:00 rrezikon të mos përfshihet në këtë kategori.
Prandaj, policia lokale, pasi kishte marrë një sërë ankesash nga qytetarët, është dashur të ndërhyjë për largimin e kafshës, siç e përcakton rregullorja komunale, ndonëse me disa hezitime.
Gjeli që vinte kushedi se ku, në fakt, ndalonte rregullisht në oborrin e zonjës, që sigurisht nuk mund ta mbyllte në kafaz për të parandaluar disi zakonin e tij të zhurmshëm në mes të natës.
Ndaj policia e Lusernës është kujdesur për gjelin zhurmues.