Gazetarja e ABC irriton Putin: Lista e armiqve tuaj politik të vdekur ose në burg është e gjatë: Nga çfarë ka frikë?

Gazetarja e  ABC irriton Putin: Lista e armiqve tuaj politik të vdekur ose

Rachel Scott, një gazetare e ABC, shkaktoi zemërimin e Presidentit rus Vladimir Putin në konferencën për shtyp pas takimit të tij me Presidentin e SHBA, Joe Biden:

"Z. President, lista e kundërshtarëve tuaj politikë të vdekur ose në burg është e gjatë. Ata po kërkojnë zgjedhje të lira, nga çfarë keni frikë?"

Presidenti rus, dukshëm i bezdisur, u përgjigj:

“Unë u jam përgjigjur tashmë kolegëve të tu. E përsëris, Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur publikisht Rusinë si një armike ”.

Presidentët Biden dhe Putin nuk e përdorën fjalën "rifillim" për të përshkruar gjendjen e marrëdhënieve midis dy vendeve pas samitit të tyre në Zvicër.

Por kjo ishte ajo çfarë takimi arriti, me të dy udhëheqësit që theksuan fusha të qarta mosmarrëveshjesh, edhe pse vunë në dukje fusha në shkallë më të vogël ku mund të bashkëpunonin.

Ata përcollën një respekt të ndërsjellë dhe një skepticizëm të ndërsjellë.

Ishte një kthim i papritur në kuadrin më konvencional SHBA-Rusi pas presidencës së Donald Trump-it, i cili shpesh dukej se lartësonte Putinin dhe krijonte të paktën aspiratën që vendet të mund të bënin më shumë si partnerë.

Këtë herë, secili udhëheqës u largua me mirëkuptimin se disa nga rregullat e vjetra ende zbatohen.

Rusia rikthehet në vendin e saj si një "kundërshtare e denjë", siç tha Presidenti Biden, në vend të një lloj vendi koleg.

Dhe tensionet më të hershme, mbi luftën kibernetike dhe të drejtat e njeriut, vazhdojnë.

EMISIONET