Gaforret merimanga në breg të detit

Gaforret merimanga në breg të detit

Mijra gaforre merimanga janë grumbulluar përgjatë vijës bregdetare të Kornishit në Anglinë jugperëndimore.

Cornwall Wildlife Trust e cila është një organizatë bamirëse e dedikuar për ruajtjen e jetës së egër dhe zonave natyrore në rajon, thotë se këto gjallesa udhëtojnë nga ujrat më të thella bregdetare në zonat më të cekta çdo verë, duke ndjekur ciklin e tyre jetësor.

Grumbullimi i tyre masiv ka një proces. Ata hedhin guackën e tyre të vjetër teksa ajo e reja nis të ngurtësohet, me qëllimin e vetëm për tu mbrojtur nga grabitqarët e mundshëm.

Takime të tilla kanë qenë të rralla në ujërat britanike deri më tani, por ekspertët detarë në Cornwall Wildlife Trust e përshkruajnë këtë verë si të jashtëzakonshme.

EMISIONET