G7 thirrje Kinës t’i bëjë presion Rusisë/ Ministrat e Jashtëm: Moska të ndalë agresionin në Ukrainë

G7 thirrje Kinës t’i bëjë presion Rusisë/ Ministrat e

Grupi i 7 vendeve më të industrializuara të botës i bënë thirrje Kinës që ti bëjë presion ndaj Rusisë që të ndalojë agresionin e saj në Ukrainë.

Ministrat e jashtëm të bllokut u takuan në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe lëshuan një deklaratë të përbashkët.

“Bëjini presion Rusisë për të ndaluar agresionin në Ukrainë”, thuhet në qëndrimin e shpërndarë nga lëshuar nga ministria e jashtme e kryesuesit të G7, Japoni.

Aty theksohet se Kina duhet të nxisë Rusinë për tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të trupave nga Ukraina.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock para takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ka kërkuar që nga Asambleja të dërgohet një sinjal i fuqishëm kundër Putinit.

"Pikërisht në këto kohë, kur presidenti Putin nuk sulmon vetëm rendin europian të paqes, por edhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, nuk mund të vazhdohet si më pare", tha Baerbock.

I pranishëm në këtë në punimet e Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork është edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski.

Ai do të jetë një nga krerët e shteteve që do të mbajë i pari fjalimin në debatin e 78 të përgjithshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Më herët, ushtria norvegjeze vendosi t’i dhurojë Ukrainës rreth 50 transportues ngarkesash të gjurmuara.

EMISIONET