G7 dhuron 9.5 miliard dollarë për Ukrainën

G7 dhuron 9.5 miliard dollarë për Ukrainën

G7 ka miratuar ndihmën prej 9.5 miliard dollarësh në ndihmë të Ukrainës.

Kontributi do të shkojë për të përballuar pagat për punonjësit publikë dhe që të garantojë qeverinë e Kievit për të vazhduar detyrën.

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner u shpreh se me këtë fond mbështetja për Ukrainën arrin në 19.8 miliardë dollarë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“U pajtuam që situata financiare e Ukrainës nuk guxon të ndikojë në aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten me sukses”, tha ai pas takimit të zhvilluar në gjermani mes ministrave të financave të G7 dhe guvernatorëve të bankave qendrore.

Në këtë faturë përfshihen edhe 7.5 miliardë dollarë mjete pa kthim të dhënë nga Shtetet e Bashkuara dhe një grant prej 1 miliard dollarësh nga Gjermania. Vendet të tjera të G7 do të sigurojnë një miliardë dollarë të tjera, në formën e garancive dhe kredive, ka deklaruar Ministria e Financave e Gjermanisë.

Megjithatë duket se vendime të tjera do të ketë për ukrainën, pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia e Ukrainës do të tkurret me 35% këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

EMISIONET