Francën e çoi në zgjedhje të parakohshme, por vetë Macron thotë: Nuk do të jap dorëheqjen, pavarësisht nga ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Qershor 2024, 14:49
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve europiane, pas të cilave vendosi të shpallte zgjedhjet e parakohshme në vend.
Presidenti francez u pyet se çfarë do të bëjë nëse Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN), në rast fitoreje elektorale, kërkon dorëheqjen e tij.
“Nuk është RN që përcakton Kushtetutën, as fryma e saj.
Institucionet janë të qarta, qëndrimi i presidentit po ashtu, cilido qoftë rezultati.