Franca proteston sërish kundër reformës së pensioneve, përplasje në Paris
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2023, 22:00
Në Francë, për të tretën ditë radhazi, disa mijëra qytetarë u mblodhën për të protestuar kundër reformës së pensioneve dhe përdorimit të nenit 49.3 të Kushtetutës të vendosur nga qeveria.
Në Paris, rreth 4000 persona u mblodhën në një demonstratë të paautorizuar nga selia e policisë dhe nisën përplasjet me policinë, pasi tentuan të krijonin barrikada dhe t'u vunë zjarrin kazanëve të plehrave.