Franca mund të bllokojë Twitter-in
Franca kërkon nga Twitter të respektojë rregullat, ose në të kundërt do të bllokojë sinjalin e saj. Gjithashtu ministri francez i Digjitalizimit, kërkon nga Bashkimi Evropin kufizime për zhvillimin e inteligjencës artificiale
Rrjetet sociale po përballen me një sërë masash ndaluese në shumë shtete të botës. Së fundmi është Franca që kërcënon me mbyllje të “Twitter”.
Ministri i Digjitalizimit dhe Telekomunikacionit në Francë, Jean-Noel Barrot deklaroi se Twitter-i do të ndalohet në vendin e tij nëse u shmanget rregullave.
Barrot bëri një deklaratë në lidhje me shmangien e rrjetit social nga rregullat jo të detyrueshme të praktikës së përgatitur nga Bashkimi Evropian për të luftuar dezinformimin.
"Twitter-i luan rol të rëndësishëm në debatin publik, por ne nuk rrezikojmë që një rrjet social si Twitter-i do të lejojë mbështetësit e dezinformimit të ndikojnë tek ne duke marrë peng diskutimet publike dhe demokracinë tonë", tha Barrot.
Por twitteri, duket se është vetëm hapi i pare i masave shtrënguese në Francë.
Ministri Barrot ka bërë me dije se edhe për programet e inteligjencës artificiale si ChatGPT, duhet të përcaktohet kornizë që kufizon përdorimin e tyre brenda fushës së rregulloreve ligjore në Evropë.
Duke komentuar se teknologji të tilla nuk duhet të përjashtohen plotësisht duke u nënshtruar sanksioneve të rrepta, Barrot tha: "Këto modele të AI janë subjekt i një gare të furishme që ne nuk duhet t'i lejojmë vetes t'i lëmë pas".
Për ktëë arsye ministry francez Barrot thekson se Evropa duhet të investojë në programet e inteligjencës artificiale