Foto/ Talibanët u zotuan se do të zhduknin heroinën, por tashmë po drogojnë edhe qentë

Foto/ Talibanët u zotuan se do të zhduknin heroinën, por

Nuk është e pazakontë të shohësh djem të rinj, por edhe burra që tymosin heroinë në zonat periferikë te Kabulit, në Afganistan, pavarësisht se talibanët janë zotuar të ndalojnë prodhimin e drogës dhe të trajtojnë varësinë ndaj narkotikëve nën sundimin e tyre.

Por ajo që mund të jetë më befasuese për ata që kalojnë nëpër zonë është pamja shqetësuese e heroinës që u jepet qenve endacakë që enden në zonë.

Ahmad (jo emri i tij i vërtetë) ka pirë heroinë për disa vite. Një qen endacak i racës së përzier, me gjasë i lindur në rrugët e Kabulit, ndodhet aty pranë. Ahmedi vendos një shishe plastike të ngushtë mbi hundën e qenit dhe fryn tymin e heroinës në pjesën e  sipërme të hapur . Pas disa shtëllungave tym qeni i nënshtruar qëndron dhe shikon.

Një nga burrat e pastrehë shpjegon se dhënia e heroinës për qentë endacakë – të cilët duket se po vuajnë të njëjtat efekte të varësisë siç do të shihni te njerëzit – do të thotë se ata kthehen çdo natë në të njëjtën zonë.

Pas marrjes së pushtetit në gusht, talibanët thanë se ishin të përkushtuar për të zhdukur varësinë nga narkotikët dhe për të eliminuar të gjithë prodhimin dhe kontrabandën e drogës në Afganistan. Ka pasur raportime në Kabul për policët talibanë që kanë grumbulluar dhe rrahur të pastrehë të varur nga droga ose i kanë çuar me forcë në qendrat e rehabilitimit.

Shumica dërrmuese e opiumit në botë që përdoret për heroinë rritet në fushat në Afganistan dhe një pjesë e tij nuk largohet kurrë nga kufijtë e vendit, por tymoset në rrugët e kryeqytetit, shkruan Daily Mail. 

Foto/ Talibanët u zotuan se do të zhduknin heroinën, por

Foto/ Talibanët u zotuan se do të zhduknin heroinën, por

Foto/ Talibanët u zotuan se do të zhduknin heroinën, por

Foto/ Talibanët u zotuan se do të zhduknin heroinën, por

EMISIONET