FOTO/ Gjetja e trupave të pajetë të 3 grave, arrestohet vrasësi serial, rrëfen krimet makabre
Policia keniane ka arrestuar një vrasës serial 33-vjeçar pasi trupat e gjymtuar të grave u gjetën në një vendngrumbullim në jug të Nairobit. Kreu i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, Amin Mohamed, njoftoi arrestimin e personit.
"Kemi të bëjmë me një vrasës serial, një vrasës serial psikopat që nuk ka respekt për jetën njerëzore,” shtoi ai.
I dyshuari, Collins Jumaisi Kalousa rrëfeu se kishte joshur, vrarë dhe asgjësuar 42 trupat e grave në vendgrumbullimin e mbeturinave. Një hanxhar, që besohet se ai e përdori për të copëtuar viktima u gjet gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, që ndodhet rreth 100 metra nga vendi ku u gjtën trupar e tre grave të pajeta.
“Kemi edhe një të dyshuar të dytë, i cili është arrestuar në posedim të telefonit të njërës prej viktimave”, ka vazhduar ai pa dhënë detaje.
Trupat e parë të grave të copëtuara u gjetën të premten dhe sipas kreut të Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, viktima e parë ka qenë gruaja e të dyshuarit kryesor, të cilin ai e ka “mbytur” dhe e ka copëtuar. Mosha e viktimave është nga 18 deri në 30 vjeç dhe të gjithë janë vrarë në të njëjtën mënyrë, theksoi Mohamed.