Foto/ Barriera e madhe koralore në Australi dhuron spektakël magjik ngjyrash

Foto/ Barriera e madhe koralore në Australi dhuron spektakël magjik

Një nga pasuritë e çmuara të njerëzimit që ruhet nga UNESCO, barriera e madhe koralore në Australi, është bërë prej kohësh objekt studimi i biologëve detarë për shkak të problematikave që ka shfaqur ky habitat.

Këtë javë ndodhi një shpërthim magjik ngjyrash, ku miliarda korale foshnjore lindën pranë barrierës shkëmbore.

Duket se politika e Australisë për mbyllje totale ka dhënë efektet e saj. Pas 18 muajsh mbyllje të kufijve në Australi, Gareth Phillips , shkencëtari kryesor detar për studimin e Barrierës Koralore, e ka cilësuar këtë ngjarje  si simbol i rigjenerimit dhe shpresës.

Foto/ Barriera e madhe koralore në Australi dhuron spektakël magjik

Me një gjatësi prej 2300 kilometrash, Barriera e Madhe Koralore është një nga vendet më tërheqëse në Australi, por ndikimi i ndyshimeve klimatike dhe ngrohja e temperaturave mesatare të ujit, solli reagim urgjent nga shkencëtarët për ta ruajtur këtë mrekulli të natyrës.

Shkencëtarët do të paraqesin në shkurt të vitit të ardhshëm, pranë UNESCO-s, një raport të detajuar mbi gjendjen e Barrierës së Madhe Koralore.

Në fillim të këtij muaji, një studim nga Universiteti James Cook në Australi zbuloi se vetëm 2% e shkëmbinjve i ka shpëtuar zbardhjes - pasojë e valëve të të nxehtit - që nga viti 1998.

Foto/ Barriera e madhe koralore në Australi dhuron spektakël magjik

Por kjo ngjarje e lindjes së miliarda koraleve të reja, për studiuesin Philips është një demonstrim i fortë se funksionet ekologjike të barrierës koralore janë të paprekura dhe funksionojnë, pasi janë në një fazë rikuperimi prej më shumë se 18 muajsh.

Foto/ Barriera e madhe koralore në Australi dhuron spektakël magjik

EMISIONET