Fauci optimist për mutacionin e Omicron -"Shenjat e para" inkurajuese

Fauci optimist për mutacionin e Omicron -"Shenjat e para"

"Indikacionet" e para që vijnë nga Afrika e Jugut në lidhje me situatën shëndetësore të personave që u infektuan me variantin Omicron të koronavirusit janë "pak inkurajuese", tha dje, 5 dhjetor, Anthony Fauci, këshilltar i presidencës amerikane për krizën shëndetësore, duke paralajmëruar se këto janë të dhëna paraprake.

"Është e qartë, në Afrikën e Jugut, Omicron është më i përhapur," tha virologu  i njohur amerikan në një intervistë për CNN , duke iu referuar rritjes "vertikale" të kurbës së incidencës së variantit të ri në Afrikën Jugore.

Fauci optimist për mutacionin e Omicron -"Shenjat e para"

“Por deri më tani, megjithëse është shumë herët për të nxjerrë rezultate  përfundimtare, duket se nuk  shkakton (sëmundje) me simptoma të ashpra”, tha Fauci.

“Deri më tani, shenjat janë pak inkurajuese”, përsëriti ai.

Megjithatë, ekspertët kanë vënë në dukje ditët e fundit se Afrika e Jugut ka veçantinë demografike, pasi popullsia e saj është kryesisht e re dhe se rastet e sëmundjeve të rënda mund të regjistrohen në javët në vijim.

Aktualisht janë duke u zhvilluar studime laboratorike  për të përcaktuar shkallën në të cilën varianti i ri, i cili përmban një sërë mutacionesh që kanë alarmuar shkencëtarët, është më infektiv, më rezistent ndaj imunitetit që zhvillohet pas një infeksioni ose vaksine dhe nëse shkakton forma më të rënda të sëmundjes.

EMISIONET