Evropa mbulohet nga dëbora, rrëzime pemësh, probleme me rrugët dhe energjinë elektrike

Evropa mbulohet nga dëbora, rrëzime pemësh, probleme me

Pjesa më e madhe e Evropës dhe e Ballkanit është përfshirë nga temperaturat e ulëta, por edhe nga reshje të dendura të dëborës.

Në Bosnje –Hercegovinë janë raportuar probleme në autostrada si pasojë e ngricave ndërsa në vargmalet e Bjelasnicës dhe Jahorinës, erëra arritën deri në 130 kilometër në orë.

Edhe Kroacia është veshur me të bardhë, ndërsa probleme janë regjistruar nga rrëzimi i pemëve dhe dëmtime të shtyllave të energjisë elektrike, duke sjellë mungesën e rrymës për familjet.

Zvicra po ashtu gjendet në të njëjtën situatë teksa në zona të ndryshme ka pasur edhe reshje të dendura të breshërit.

Stuhia ka përfshirë Atikën si dhe ishujt veriorë të Egjeut, Trakinë ashtu edhe Halkidikin ku dëbora arriti në mbi 25 cm.

Kalabria dhe Sicilia gjithashtu pritet të goditen nga një stuhi dëbore në fillim të javës duke ulur ndjeshëm temperaturat.

Meteorologët deri më tani kanë deklaruar se edhe java në vijim nuk do të ketë përmirësim por reshjet e dëborës dhe i ftohti do të vazhdojnë.

EMISIONET