Erdogan rithekson rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan

Erdogan rithekson rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në takimin e tij me homologun serb Aleksandar Vuçiç nënvizoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Është e qartë rëndësia e arsyes së shëndoshë në qasjen ndaj tensioneve të fundit Serbi-Kosovë”, tha Erdogan.

Erdogan dhe Vuçiç zhvilluan një konferencë për shtyp pas takimit të tyre në Këshillin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi dhe nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe.

“Së bashku me Serbinë nënshkruam 11 marrëveshje, që do të forcojnë bazën kontraktuale të marrëdhënieve tona”, the presidenti turk.

“Vëllimi i tregtisë me Serbinë kaloi 2 miliardë dollarë për dy vjet radhazi. Vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të arritur objektivin e përbashkët prej 5 miliardë dollarësh”, tha Erdoğan, duke shtuar se në 12 vitet e fundit, investimet në Serbi ishin rritur nga 1 milionë dollarë në 405 milionë dollarë.

Gjithashtu, në fjalën e tij Erdogan u ndal edhe në rajonin e Ballkanit, ku ritheksoi rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Nënvizuam edhe një herë rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Është e qartë rëndësia e arsyes së shëndoshë në qasjen ndaj tensioneve të fundit Serbi-Kosovë”, theksoi presidenti turk.

“Theksova rëndësinë e qasjes konstruktive të Serbisë për të lënë pas brishtësinë politike në Bosnjë-Hercegovinë”, tha ai.

Përpara vizitës në Serbi, Erdogan vizitoi dje Shqipërinë, ku u takua me krerët e shtetit dhe përuroi Xhaminë e Namazgjasë të ndërtuar me kontributet e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit të Dijanetit turk. 

EMISIONET