Erdogan pas inagurmit të Trump si president: Është shumë e rëndësishme të ruajmë miqësinë tonë me Trump!

President turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se është shumë e rëndësishme të ruhet miqësia me Donald Trump. 

I pyetur pas takimit të tij me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico në Ankara, presidenti tha se mandati i dytë i Trump si president do të jetë i mbarë për të gjithë njerëzimin.

Madje ai theksoi deklaratën e presidentit të ri të SHBA-së se do t'i japë fund luftës në Ukrainë, duke thënë se Turqia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme në këtë drejtim

"Me këtë paqe, ne besojmë se solidariteti i vendeve ndërmjet tyre duhet të vazhdojë. Ne nuk mund të shkojmë askund me luftë dhe duhet ta përballojmë sa më shpejt. Këto çështje do t'i diskutojmë në kontaktet tona me z. Trump dhe ne do të marrim masat tona në përputhje me rrethanat”, tha Erdogan.

EMISIONET