Erdogan i kërkon Putin të takohet me Zelenskin në Turqi
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë takimit me homologun e tij rus Vladimir Putin, i ka kërkuar këtij të fundit që të shikojë mundësinë e një takimi me presidentin ukrainas në Turqi.
Propozimi vjen në kuadër të ndërmjetësimit të Turqisë për të vendosur paqen rajonale, shkruan në postimin e saj në Twitter Anadolu Agency.
#BREAKING Turkish president says he told Russian counterpart to hold meeting with Ukrainian president in Türkiye to contribute to regional peace pic.twitter.com/CJxv0sQzaR
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) August 6, 2022
Propozimi ka ardhur gjatë takimit të dy liderëve më 5 gusht në Soci, një qytet rus.
Takimi kishte si synim diskutimet në energjinë dhe zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, duke mos lënë pas dhe luftën në Ukrainë dhe marrëveshjen e korridorit të grurit.