Erdogan ‘biznes’ me veton/ Turqia kërkon uljen e sanksioneve për të hequr veton ndaj vendeve nordike

Erdogan ‘biznes’ me veton/ Turqia kërkon uljen e sanksioneve

Ndërsa Finlanda dhe Suedia paraqitën të mërkurën kërkesën zyrtare për t’u anëtarësuar në NATO, presidenti turk Erdogan ka kërcënuar me veto dhe në këmbim kërkon një sërë favoresh të cilat përfshijnë uljen e sanksioneve për blerjen e armëve e avionëve.

Kërcënimi i Turqisë për të bllokuar aspiratat e Finlandës dhe Suedisë për të hyrë në NATO nuk ka të bëjë me Rusinë.

Sipas medieve ndërkombëtare, të cilat citojnë 3 zyrtarë të lartë turq presidenti Erdgoan kërkon heqjen e sanksioneve të vendosura tashmë nga Uashingtoni për të blerë sisteme mbrojtëse raketore S-400 nga Rusia, si edhe ripërfshirjen në programin e avionëve të avancuar F-35.

Ajo gjithashtu ka një kërkesë për SHBA-në për të blerë dhjetëra avionë luftarakë F-16 dhe komplete për përmirësimin e flotës së saj ekzistuese.

Erdogan ka zgjedhur të përfitojë nga situata për të marrë atë që ka kërkuar prej vitesh.

Tani topi do të ngelet në portën e Shteteve të Bashkuara, pasi ajo do të vendosë nëse do të plotësojë listën e kërkesave të Erdogan, në mënyrë që Turqia, si një nga 30 vendet anëtare të NATO-s të japë miratimin e saj për perspektivën transatlantike të Suedisë dhe Finlandës.

Ankaraja zyrtare kërkon gjithashtu edhe uljen e sanksioneve tregtare nga Stokholmi dhe Helsiniki.

E ndërsa shumë dyshuan se vetoja e Ankarasë kishte të bënte me një lidhje të mundshme mes Putin dhe Erdogan, burimet e agjencive të lajmeve kanë hedhur poshtë pretendimet.

EMISIONET