Epoka e re e Trump/ Murtezaj: Filloi duke preklamuar se koha e artë nis sot...

Epoka e re e Trump/ Murtezaj: Filloi duke preklamuar se koha e artë nis

Donald Trump është betuar si Presidenti i 47-të i SHBA-ve në ceremoninë e zhvilluar në Capitol Hill.

Trump dhe Zonja e Parë, Melania, mbërritën fillimisht në Shtëpinë e Bardhë ku u pritën nga presidenti në largim Joe Biden dhe bashkëshortja e tij, Jill. Pas takimit, ata konsumuan një çaj në dhomën ovale.

Më pas çifti Biden u largua përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë. Ndërsa eskorta Presidenciale e Donald Trump iu drejtua ndërtesës së Kongresit.

Donald Trump mbërriti në Capitol Hill pas disa minutash për t’iu bashkuar ceremonisë zyrtare të betimit të tij si President i SHBA.

Fillimisht u betua zv/presidenti i SHBA, JD Vance. Më pas ishte radha e Donald Trump me dorën në Kushtetutë, lexoi formulën e betimit dhe mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të SHBA, duke u bërë i 47-ti president.

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejpërdrejtë në "Skype", për të folur për këtë temë, ishte profesori i diplomacisë, Valon Murtezai.

"Sapo dëgjuam fjalimin e presidentit Trump dhe filloi duke proklamuar se koha e artë për SHBA-në nis sot. Pastaj në pikën e parë të adresimit të tij, kur flitej për urdhrat ekzekutiv dhe prijoritetet në qeverisjen e tij, ai përmendi aspektin e emergjencës në kufirin në jug të SHBA-së, pra në kufi me Meksikën dhe tha që do e deklaroj këtë emergjencë në kufirin e jugur, që nënkupton se ajo që flitet ditët e fundit është e vërtetë", u shpreh Murtezai.



EMISIONET