Elon Musk vendos kusht për blerjen e Twitter

Elon Musk vendos kusht për blerjen e Twitter

Elon Musk, i cili bleu kompaninë Twitter për 44 miliard dollarësh, deklaroi se blerja e kompanisë me këtë çmim nuk do të finalizohet në rast se llogaritë fiktive në Twitter nuk janë më pak se 5%.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Oferta ime erdhi pasi e mora të mirëqenë se shifrat që u paraqitën nga Twitter ishin të sakta. Megjithatë, dje CEO i Twitter refuzoi të provonte se llogaritë fiktive ishin nën 5%. Derisa të provohet një gjë e tillë marrëveshja nuk do të finalizohet", ka thënë Musk.

Sipas tij llogaritë fiktive mund të jenë mbi 20%, katërfishi i atyre të paraqitura më parë.

Megjithatë shefi i kompanisë Twitter, Parag Agrawal tha të hënën se shifrat e fundit paraqesin një fiktivitet nën 5%. Sipas tij raportet nuk mund të publikohen, pasi për të verifikuar nëse një llogari është fiktive apo jo nevojiten informacione publike dhe private.

EMISIONET