Elon Musk finalizon marrëveshjen me Twitter, shkarkon 4 menaxherë të lartë

Njeriu më i pasur në botë ka përfunduar një marrëveshje me gjigantin e medias sociale Twitter duke e blerë më në fund platformën. Elon Mask ka filluar menjëherë me vendimet e para duke shkarkuar krerët e rrjetit social.

Elon Musk finalizon marrëveshjen me Twitter, shkarkon 4 menaxherë

Të paktën katër drejtues të rangut të lartë të Twitter përfshirë shefin ekzekutiv e platformës janë shkarkuar pasi biznesmeni Elon Musk mbylli një marrëveshjeje blerjeje të rrjetit social për 44 miliardë dollarë mbrëmjen e së enjtes.

Pjesa më e madhe e drejtuesve të platformës së mediave sociale u shkarkuan të enjten.

Largimet u raportuan në mënyrë të veçantë nga Washington Post, New York Times dhe Bloomberg, secila duke cituar persona të paidentifikuar të njohur me çështjen.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

As Twitter, Musk dhe katër punonjësit në fjalë nuk kanë komentuar publikisht për shkarkimet e raportuara.

Njeriu më i pasur në botë kishte pohuar se planifikonte të shkurtonte rreth 7500 punonjës të Twitter.

Ai më herët kishte shprehur pakënaqësitë me performancën e Parag Agrawal si shef ekzekutiv.

Menjëherë pas blerjes së platformës, Musk shkroi se zogu ishte liruar duke iu referuar logos së rrjetit social.

Gjithashtu Musk iu referua dëshirës së tij për të pasur sa më pak kufizime lidhur me përmbajtjen që postohet në të në ndryshim me bordet e kaluara të cilat kanë pezulluar për gjoja pretendime të pavërtetuara dhjetëra persona, përfshirë ish-presidentin Donald Trump.

Miliarderi megjithatë ka thënë se ai dëshiron që të parandalojë që platforma të bëhet hapësirë për përhapjen e urrejtjes dhe pikëpamjeve ndarëse.

Elon Musk finalizon marrëveshjen me Twitter, shkarkon 4 menaxherë

EMISIONET