“Eliminoni armët bërthamore” 100 revista mjekësore në botën bashkojnë “zërin” kundër tyre
Mbi 100 revista mjekësore në mbarë botën, kanë bashkuar forcën e tyre duke bërë thirrje që të eliminohen armët bërthamore, pasi kërcënimi i katastrofës bërthamore është në rritje.
Shtetet e armatosura bërthamore duhet të eliminojnë arsenalet e tyre bërthamore përpara se të na eliminojnë neve”
Është kjo thirrja që behët nga 100 revista mjekësore ku nëpërmjet artikullit të tyre kanë bashkuar zërin kundër atyre vendeve që kërcënojnë me arme bërthamore.
Ky numër i madh revistash, u sensibilizua duke botuar secila një artikull, në të cilin u bëhet thirrje profesionistëve shëndetësorë që të paralajmërojnë qytetarët dhe drejtuesit për rrezikun e madh për shëndetin publik, që paraqesin armët bërthamore.
Chris Zielinski i Shoqatës Botërore të Redaktorëve Mjekësorë, bëri me dije se kjo ishte një nisëm e bukur “Që të gjitha këto revista kryesore kanë rënë dakord të botojnë të njëjtin editorial e që nënvizon urgjencën ekstreme të krizës aktuale bërthamore”.
Editoriali paralajmëroi se çdo përdorim i armëve bërthamore do të ishte katastrofik për njerëzimin.
Editoriali u publikua në të njëjtën javë kur një takim i komitetit përgatitor po mbahej në Vjenë për një rishikim të Traktatit të OKB-së për Mospërhapjen Bërthamore i cili hyri në fuqi në 1970.
E diela shënon gjithashtu 68-vjetorin e përdorimit të armës së parë bërthamore kundër civilëve, SHBA shpërtheu një bombë atomike mbi qytetin japonez të Hiroshimës më 6 gusht 1945.