Ekstradohet nga Spanja në Itali, mafiozi i Ndranghetas Mario Palamara

Ekstradohet nga Spanja në Itali, mafiozi i Ndranghetas Mario Palamara

Është ekstraduar nga Spanja në Itali, mafiozi italian Mario Palamara.

Konsiderohej një nga person më të kërkuar e të rrezikshëm të mafias kalabreze Ndrangheta e një nga brokerat më të rëndësishëm të kokainës për mafian kalabreze.

Ka mbërritur këtë pasdite në aeroportin Fiumicino të Romës pasi u arrestua më 11 tetor 2022 në Fuengirola të Spanjës. 

Zona e aktivitetit të tij kriminal ishte rajoni i Toskanës duke vënë nën kontroll portin e Livornos.

Ndaj Mario Palamaras ekzistonin dy urdhër arrestimi evropian lëshuar nga Prokuroria e Katanzaros për trafik ndërkombëtar kokaine e nga Prokuroria e Venezias për trafik droge, falsifikim dokumentesh e riciklim parash.

EMISIONET