Eksportet e armëve amerikane shënuan një rekord në vitin 2024
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 22:20
Shitjet e pajisjeve ushtarake amerikane shënuan rekord në vitin 2024.
“Shitjet e pajisjeve ushtarake amerikane për qeveritë e huaja në vitin 2024 u rritën me 29% në një rekord prej 318.7 miliardë dollarësh”, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.
Kjo rritje, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, është për faktin se vendet u përpoqën të rimbusnin furnizimet e dërguara në Ukrainë dhe të përgatiteshin për konflikte të mëdha.