Ekipet e shpëtimit në Kharkiv kërkojnë nën rrënoja viktimat e bombardimit rus

Ekipet e shpëtimit në Kharkiv kërkojnë nën rrënoja

Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës u përball me bombardime të shtuara të martën, në ditën e gjashtë të agresionit të Rusisë ndaj fqinjit të saj.

Sulmi kishte në shënjestër sheshin qendror të qytetit dhe ndërtesën kryesore të administratës shtetërore rajonale të Kharkivit.

Shkallët dhe korridoret e ndërtesës u shkatërruan plotësisht.

Videoja e publikuar nga shërbimet e urgjencës tregon ekipet e shpëtimit që përpiqen të shpëtojnë jetë njerëzish që kanë mbetur mes rrënojave.

Autoritetet në Kharkiv thanë se sulmet ruse shkaktuan të paktën 11 të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. 10 të tjerë u arritën të shpëtojnë të gjallë nga rrënojat.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e përshkroi më herët sulmin ndaj qytetit me 1.5 milionë banorë si një "krim lufte".

Ndërkohë herët në mëngjes ministria e Jashtme e Ukrainës shpërndau videon e shpërthimit duke i kërkuar botës të ndalë Rusinë.

Ekipet e shpëtimit në Kharkiv kërkojnë nën rrënoja

EMISIONET