Edukatoret e ndëshkojnë vajzën 4-vjeçare duke i lidhur duart, nëna reagon e tronditur dhe bën ankesë

Edukatoret e ndëshkojnë vajzën 4-vjeçare duke i lidhur

Një vajzë e vogël 4-vjeçare u ndëshkuar ashpër nga dy edukatoret e kopshtit duke i lidhur duart.Nëna është tronditur thellë dhe ka bërë denoncim. Bordi i shkollës pranon se dënimi ishte i papërshtatshëm.

Katër vjeçarja Lily-Rose thuhet se ka goditur një nxënës tjetër në kopshtin e fëmijëve Saint-Michel në Tournai javën e kaluar.

Edukatoret do ta kishin vënë atë në një karrige në korridor dhe i lidhën duart me shirit. 

"Edukatorët i lidhën duart sepse lëndoi një fëmijë tjetër. Lily-Rose qëndroi kështu për pjesën tjetër të pushimit”, tha nëna Cindy.

Nëna e vajzës e quan dënimin poshtërues dhe thotë se është një gabim i pafalshëm. 

Madje, nuk do të ishte hera e parë që vajza e saj dënohet në një mënyrë të tillë.

 “Jam e indinjuar dhe e tronditur. Asnjë fëmijë, madje as një fëmijë 'me karakter të keq' nuk e meriton një dhunë të tillë”, thotë nëna. 

Edukatorët konfirmojnë se e kanë ndëshkuar në këtë mënyrë Lily-Rose, edhe pse kanë thënë se ka zgjatur vetëm disa sekonda. 

Ndërkohë, bordi i kopshtit e ka dënuar aktin dhe dy edukatoret janë pezulluar përkohësisht. 

“Nuk mund të pajtohem me dënimin që mori vajza e vogël. I kërkojmë falje edhe një herë vajzës dhe nënës së saj”.

Ndërkohë ndaj mësuesve ka nisur një procedurë disiplinore. Të premten e kaluar u organizua një takim mes nënës, një punonjëseje sociale dhe dy edukatoreve.

EMISIONET