Edhe Lisbona kundër turistëve/ Portugali, aktivistët mbledhin 6,600 firma: Të mos lejohen qiratë ditore në pallate

Banorët e Lisbonës po bëjnë thirrje për një referendum që ndalon dhënien e banesave me qira ditore për turistët. Kjo lëvizje sipas iniciatorëve vjen pasi çmimet e shtëpive me qira janë të pa përballueshme për banorët vendas.

Edhe Lisbona kundër turistëve/ Portugali, aktivistët mbledhin

Rritja e qirave për banorët lokale për shkak të turistëve ditorë në Lisbonë, ka krijuar një situate kaotike në kryeqytetin e Portugalisë.

Për këtë arsye aktivistët në Lisbonë kanë mbledhur firamt e më shumë se 6600 banorëve në një peticion ku u bëhet thirrje zyrtarëve të qytetit të zhvillojnë një referendum mbi ndalimin e turistëve në blloqe banimi.

Përpjekja, ka për qëllim uljen e kostove të strehimit që ka tejkaluar sipas tyre pagat lokale.

“Qiratë afatshkurtra marrin pjesën më të madhe të hapësirës së banimit në qendrën historike të Lisbonës, ne duhet të vendosim frenat në këtë.” thotë Raquel Antunes, një anëtare e grupit Lëvizja për një Referendum Strehimi.

Jo vetëm për të dëgjuar njerëzit, por edhe për t'u dhënë atyre shpresë se ne mund ta bëjmë qytetin të jetueshëm për të gjithë, jo vetëm për ata që kanë para, shton ajo.

Nëse do të marrë dakortësinë, referendumi do të mbahet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe do të rezultojë në një rezolutë detyruese për të ndaluar pronarët e 20,000 banesave turistike të qytetit t’I japin me qira ditore për turistët

Për aktivistët, ky hap është një fije shprese në një treg ku çmimet janë pothuajse dyfishuar që nga viti 2015.

Lëvizja për një Referendum Strehimi filloi mbledhjen e firmave në fillim të vitit të kaluar.

EMISIONET