Edhe Bjellorusia gati për luftë, Lukashenko: I përgjigjemi konfliktit nëse sulmohet Rusia

Edhe Bjellorusia gati për luftë, Lukashenko: I përgjigjemi

Presidenti jetëgjatë i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka mbajtur një fjalim të premten në Kuvend përpara ligjvënësve bjellorusë lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë.

Ai ka deklaruar se nuk dëshironte që të niste një luftë, por paralajmëroi se Bjellorusia sulmohej drejtpërdrejt do t’i përgjigjej ushtarakisht.

Lukashenko: A do ketë një luftë apo jo? Po, do ketë por vetëm në dy raste, nëse do ketë një sulm direkt kundër Bjellorusisë apo Rusisë. Nëse ata hapin zjarr ndaj bjellorusëve apo rusëve. Ne të gjithë, si një trup i vetëm do kryengrihemi, madje edhe ata që nuk duan që të mbrojnë atdheun tonë. Nëse ka një sulm kundrejt Bjellorusisë, qindra mijëra ushtarë rusë do të vijnë këtu, të cilët së bashku me qindra mijëra bjellorusë, do ta mbrojnë këtë vend.

Edhe Bjellorusia gati për luftë, Lukashenko: I përgjigjemi
Aleksandër Lukashenko

Javët e fundit Bjellorusia dhe Rusia kanë marrë kritika të ashpra nga perëndimi lidhur me stërvitjen ushtarake të përbashkët mes dy vendeve që pritet të mbahet në ditët në vijim.

Perëndimi i frikësohet faktit që 2 ushtritë lindore do të stërviten në kufirin verior të Ukrainës me Bjellorusinë.

Analistët e gjeopolitikës e kanë parë këtë veprim si një ide strategjike të presidentit Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.

Rusia krahas stërvitjes me ushtrinë bjelloruse ka vendosur edhe 100 mijë trupa në kufirin e Ukrainës, çka e bën shqetësuese situatën se lufta mund të shpërthejë nga momenti në moment.

EMISIONET