E rëndë në Itali, shqiptari aksidentohet për vdekje nga një tjetër shqiptar

E rëndë në Itali, shqiptari aksidentohet për vdekje nga

Një aksident rrugor ka përfshirë mëngjesin e kësaj të mërkure 2 emgirantë shqiptarë në Itali.

Një emigrant 59-vjeçarë shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor, ndërsa po udhëtonte me biçikletën e tij në rrugën provinciale në afërsi të komunës Villa Literno.

Ai është aksidentuar për vdekje nga një furgon që ecte me shpejtësi të lartë e që nuk u ndal për të dhënë ndihmën e parë.

Përmes telekamerave të sigurisë rrugore policia italiane ka mundur të identifikoj drejtuesin e automjetit që është një 28 vjecarë emgirant po shqiptar, i cili u vu nën akuzë për vrasje rrugore e mosdhënie të ndihmës së parë.

Policisë italiane iu deshën 24 orë të zbardhin ngjarjen e të identifikonin shoferin e automjetit.

28-vjeçari shqiptar është vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore nën masën e arrestit me burg.

EMISIONET