E rëndë! Motra vret vëllanë e vogël e më pas dhe veten

E rëndë! Motra vret vëllanë e vogël e më pas dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku motra ka vrarë vëllanë e më pas ka vrarë edhe veten.

Mediat zvicerane, bëjnë me dije se 26 vjeçarja Eliza Z,  ka plagosur për vdekje vëllanë e saj Giuseppe Z, 25 vjeçar dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në qytetin Frick, ndërsa trupat e viktimave sipas Prokurorisë janë gjetur brenda banesës së tyre.

Ndërkohë mësohet senë vendngjarje është gjetur edhe një thikë, që dyshohet se ka qenë dhe arma e krimit.

Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por është përjashtuar mundësia  e përfshirjes së palës së tretë.

Nga kjo ngjarje janë alarmuar fqinjët, ndërkohë prindërit që ishin të strehuar te banesa  e fëmijëve që janë strehuar tek të afërmit./ Ora News/ 

EMISIONET