E rëndë/ Fëmija bie nga dritarja dhe kafshohet për vdekje nga dy qen pitbull në oborrin e shtëpisë

E rëndë/ Fëmija bie nga dritarja dhe kafshohet për vdekje

Një djalë 3-vjeçar ka vdekur pasi ra nga  dritarja e shtëpisë së tij dhe u sulmua  për vdekje nga dy qen pitbull të familjes, në oborrin e shtëpisë.

Incidenti ndodhi rreth orës 5:30 pasdite të enjten në Elizabeth, New Jersey , ku policia thotë se djali ra nga dritarja në oborrin e shtëpisë dhe ishte më pas u sulmua nga dy qentë e familjes, raporton abc News.

Fqinjët thonë se nëna menjëherë reagoi dhe shkoi për të shpëtuar djalin e saj, ndërsa ërpiqej  të largonte qentë nga djali i saj.

"Unë pashë nënën, ajo ishte plot me gjak në duar,"  tha një fqinjë.

Djali i vogël u dërgua me urgjencë në Qendrën Rajonale Mjekësore Trinitas, ku u shpall i vdekur pak pas orës 6:30 pas mbrëmjes.

Autoritete vendase thanë se rrethanat janë nën hetim dhe se asnjë akuzë nuk është ngritur në këtë pikë.

Dëshmitarët okularë thanë se qentë ishin mjaft agresivë dhe se oborri në të cilin ra djali ishte plot me jashtëqitje qensh, motoçikleta, vegla elektrike dhe mbeturina.

"Sa herë që kaloja pranë qenve gjithmonë lehnin", tha një fqinj tjetër.

EMISIONET