E rëndë, dhëndri xheloz rreh për vdekje gruan në ditën e tyre të dasmës. Trupin e hodhi në luginë

E rëndë, dhëndri xheloz rreh për vdekje gruan në

Një dhëndër xheloz është dënuar me 18 vjet burg pasi ka rrahur për vdekje gruan e tij në ditën e tyre të dasmës para mysafirëve.

Stepan Dolgikh, 35 vjeç, rrahu për vdekje gruan Oksana Poludentseva, 36 vjeç, më pas e hodhi trupin e saj në një luginë në Novosibirsk, Rusi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vrasësi i papenduar i tha një gjykate se ai besonte se nusja e tij e kishte tradhtuar.

Dolgikh kishte vuajtur një dënim të mëparshëm për vrasje, por gruaja  e cila e njohu atë ndërsa ai ishte në burg besonte se ajo mund ta ndryshonte.

Ai akuzoi gruan e tij të re për 'sjellje të gabuar', shkruan Daily Mail.

Kryehetuesi Kirill Petrushin tha: "Ai filloi ta godiste me grushte dhe shkelma jashtë shtëpisë. Ai e kapi për flokësh, e goditi, e shtyu në rrugë, ku gjithashtu vazhdoi t'i godiste trupin dhe kokën.

Kur ajo humbi jetën trupin e hodhi në një luginë aty pranë'.

Dëshmitarët thanë se ai filloi të godiste me shqelma dhe grushte, gruan e tij, nënën e një fëmije, Poludentseva pasi u bë 'xheloz' për komunikimin e saj me një mysafir tjetër në dasmën e tyre në një shtëpi private në fshatin Chik.

EMISIONET