E rëndë/ Burri vret gruan dhe 2 fëmijët, më pas vetëvritet

E rëndë/ Burri vret gruan dhe 2 fëmijët, më pas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohaio, SHBA, ku një burrë 47 vjeçar ka vrarë bashkëshorten, dy fëmijët e tij  13 dhe 7 vjeçarë dhe më pas është vetëvrarë.

Katër anëtarët e familjes u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në ditën botërore të baballarëve (19 qershor), sipas policisë lokale.

Krimi u zbulua kur një i afërm i vizitoi ata dhe pasi askush nuk hapi derën, ai telefonoi autoritetet. Sipas medieve të huaja, 47 vjeçari vuante nga ankthi post-traumatik.

"Unë e di që ai kishte çrregullim të ankthit post-traumatik nga ushtria", tha i afërmi i familjes, sipas New York Post.

Versioni i ankthit post-traumatik konfirmohet edhe nga vëllai i47-vjeçarit, i cili përmes postimit të tij në Facebook ia atribuon ngjarjen tragjike ankthit.

Mësohet se autori, Nicholas Mavrakis, është greko-amerikan dhe ka shërbyer në ushtrinë amerikane për 20 vjet.

 

EMISIONET