E rëndë, burrë e grua akuzohen se kanë vrarë djalin e tyre 9 vjeç

E rëndë, burrë e grua akuzohen se kanë vrarë djalin e

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë, ku burrë e grua akuzohen se kanë vrarë djalin e tyre në moshën 9 vjeçare.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se 34-vjeçarja  Carla Scott  dhe 39-vjeçarin Dirk Hoëell, akuzohen për sulm, abuzim, neglizhencë dhe braktisje të një të mituri”.

Alfie Steele u gjet në gjendje kritike në një shtëpi në Droitëich, dhe u transportua me avion në spital. Pas disa ditësh shtrimi në spital, djali nuk arriti që të mbijetonte e për pasojë ka ndërruar jetë.

Nëntë vjeçari u tha se kishte marrë dëmtime të rënda në trup, gjë e cila shkaktoi dhe vdekjen e tij.

Prokurorët pretendojnë se të dy ishin përgjegjës për djalin nëntë vjeçar, i cili u sulmua dhe keqtrajtua qëllimisht.

Të dy do të dalin në gjykatë më 25 shkurt 2022. 

EMISIONET