E pazakontë! Nëna e mbajti vajzën të “burgosur” për 42 vite, gjendet pasi e moshuara vdes

E pazakontë! Nëna e mbajti vajzën të “burgosur”

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku policia greke është përballur me një rast tronditës, kur kanë shkuar të zbardhin rastin e vdekjes së papritur të një pensionisteje 76 vjeçe, në qytetin e Larisas.

Në banesë ata kanë gjetur edhe një 51-vjeçare, e cila rezulton të jetë e bija e pensionistes që ka ndërruar jetë, por që është mbajtur e mbyllur në shtëpi nga nëna për plot 42 vite.

“Ajo që duam të sqarojmë është nëse kjo burgosje e fëmijës ka qenë e dhunshme apo e qëllimshme”, tha nënkryetari i Politikave Sociale të bashkisë së Larisës.

Sipas mediave greke, 51-vjeçarja është gjetur në një ambient të pastër, ndërkohë bëhet e ditur se banorët e lagjes dhe familjarët e tjerë e dinin të vërtetën.

Ndërsa sipas vlerësimeve të para, ajo i përket njerëzve që kanë nevojë për mbështetje, pasi duket se është në fazën e autizmit.

Në detajet e zbardhura rezulton se 51-vjeçarja ishte mbyllur në këtë banesë që kur ishte larguar nga shkolla në moshën 9-vjeçare, kur ishte nxënëse e klasës së tretë të shkollës fillore.

“Ne po shqyrtojmë gjithçka. Fatkeqësisht, shkollat ​​në kohën kur ky fëmijë po rritej pak a shumë i refuzonin këta njerëz. Nuk kishte shkolla speciale atëherë pas vitit 1984 dhe dalëngadalë filloi të shfaqej me druajtje në qytetet e mëdha. E sigurt është se kjo grua i përket grupit të njerëzve që kanë nevojë për mbështetje”, theksuan autoritetet greke.

EMISIONET