E paprecedentë, babai përfshin në krim dy djemtë e mitur, plagosin me thikë të dashurin e nënës

E paprecedentë, babai përfshin në krim dy djemtë e mitur,

Dy vëllezër 12 dhe 13 vjeç plagosën me thikë të dashurin e nënës së tyre. Krimin e kryen në bashkëpunim me babin e tyre.

Prokurori i Torre Annunziata, përgjegjës për territorin e Castellamare di Stabia, ku ndodhi sulmi, denoncoi prindin bashkë me fëmijët e mitur për plagë të rënda dhe mbajtje abuzive të një arme prerëse.

Dy fëmijët, duke pasur parasysh moshën e tyre të re, nuk mbajnë përgjegjësi.

Sipas raporteve të Corriere del Mezzogiorno, faktet datojnë që në mëngjesin e së premtes.

Të tre shkuan në shtëpinë e të dashurit të dyshuar të gruas, në rrugën Pietro Carrese, në Castallammare.

Viktima njihte të atin, 49-vjeç, dhe dy djemtë, por nuk e kishte imagjinuar se i kishin zënë pritë.

Nga hetimet paraprake, ka qenë 13-vjeçari që ka dhënë goditjen e parë, më pas ka ndërhyrë vëllai 12-vjeçar dhe në fund babai.

Në total, tri goditje do t'i shkaktoheshin burrit, që për fat të mirë u largua në kohë me një prerje në shpatullën e djathtë, një në anën e majtë dhe një në krah.

Mjekët e spitalit San Leonardo, ku u transportua i plagosuri pas sulmit të dhunshëm, i dhanë një prognozë prej 40 ditësh. Ai tashmë është liruar.

Duket në fakt se ka qenë babai ai që ka nxitur dy vëllezërit kundër gjoja të dashurit të gruas së tij. Çifti prej disa kohësh ishte në proces ndarjeje, ndoshta jo konsensuale.

49-vjeçari do ta kishte pritur keq largimin e bashkëshortes së tij duke dyshuar se ishte përfshirë një burrë tjetër. Prandaj ai kishte identifikuar viktimën, një aktor dhe producent teatri 45-vjeçar,  si përgjegjës për përfundimin e martesës së tij.

Dhe kështu shkoi në kundërsulm.  Prania e dy djemve të mitur në agresion është dramatik,  duke i përfshirë  në një “larje hesapesh” mes të rriturve.

EMISIONET