E pabesueshme, u raportua i zhdukur nga anija, 28 vjeçari gjendet pas 24 orësh i gjallë në det (VIDEO)

E pabesueshme, u raportua i zhdukur nga anija, 28 vjeçari gjendet pas 24

Një 28-vjeçar turist në një anije lundrimi në Gjirin e Meksikës pati një aventurë të pabesueshme kur u shpëtua të enjten pasi kishte në ujë për rreth 24 orë, tha Roja Bregdetare e SHBA.

Sipas kompanisë pronare të anijes së lundrimit, burri ishte me motrën e tij në një bar të Carnival Valor të mërkurën në orën 23:00 dhe shkoi të përdorte tualetin.

Motra e tij e raportoi atë të zhdukur mesditën e të nesërmes pasi burri nuk u kthye më në kabinën e tij.

Roja Bregdetare dërgoi ekuipazhet e kërkimit dhe shpëtimit të enjten pasdite dhe njoftoi anijet aty pranë që të ishin në vëzhgim.

Një anije mallrash më vonë pa një person në ujë rreth 20 milje (32 km) në jug të Kalimit Jugperëndimor të Luizianës dhe grykëderdhjes së lumit Misisipi , tha një komandant toger i Rojës Bregdetare . 

Ekipet e shpëtimit konfirmuan se burri në det ishte pasagjeri i zhdukur i anijes turistike dhe e hipën në një helikopter rreth orës 20:25.

“Ai dukej se vuante nga hipotermia e lehtë, shoku, dehidratimi, por gjendja e tij e përgjithshme dukej të qëndrueshme ”, tha togeri, duke shtuar se burri u dërgua në spital për trajtim mjekësor. 

Në të njëjtën kohë, ai e quajti shpëtimin "një mrekulli, veçanërisht në një festë si Dita e Falënderimeve".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sky News (@skynews)

EMISIONET