E pabesueshme! Kanë 30 vite të martuar, por gruaja është ende e virgjër

E pabesueshme! Kanë 30 vite të martuar, por gruaja është

Një burrë ka rrëfyer historinë e tij të martesës me gruan e cila për 30 vite me radhë nuk pranoi që të kishte marrëdhënie seksuale, shkruan The Sun në rubrikën Deidre.

"Ne kemi 30 vite të martuar dhe gruaja ime është ende e virgjër. Më thyen zemrën pasi nuk ndihem si një njeriu i duhur. Në natën tonë të dasmës, unë po bëhesha gati të kryenim marrëdhënie, por ajo më ndaloi duke thënë: "Kjo nuk është e drejtë."

Mendova se do të provonim përsëri natën tjetër, por nuk ndodhi kurrë. Ne puthemi dhe përkëdhelemi, por kjo është e gjitha.

Ajo erdhi me mua për t'u takuar me mjekun tonë kohët e fundit. Ai pyeti për jetën tonë seksuale, kështu që unë pranova se nuk kishim bërë kurrë seks.

Gruaja ime më pas rrëfeu se ajo kishte qenë "e tmerruar të mbetej shtatzënë". Nëna e saj gjithmonë e kishte frikësuar për dhimbjen e lindjes.

Asnjëherë nuk kemi mundur të kemi familje dhe nuk e kam shtyrë kurrë sepse mendoja se ajo nuk mund të bënte marrëdhënie. Unë ende e dua atë, por ajo na ka privuar të dyve nga një jetë seksuale," mbyllet rrëfimi i burrit.

 

EMISIONET