E ngacmoi seksualisht, shqiptarja merr thikën në kuzhinë dhe vret 68-vjeçari italian

E ngacmoi seksualisht, shqiptarja merr thikën në kuzhinë dhe vret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku 51-vjeçare e identifikuar si Mide Andreu ka vrarë me thikë kuzhine një italian.

Mediat italiane, bëjnë me dije se veprimi i shqiptares ka ardhur pasi 68-vjeçari italian e ngacmonte seksualisht vazhdimisht.

Si ndodhi ngjarja?

51 vjeçarja me origjinë shqiptare, e martuar dhe me fëmijë kishte tre vjet që pastronte një herë në javë shtëpinë e italianit i identifikuar si Antonio Amicucc-i, një herë në javë. Ditën e djeshme mësohet se italiani e ka ngacmuar sërish, ndërsa shqiptarja ka nisur sherrin me të.

Në sherr e sipër ajo ka marrë një thikë në kuzhinë dhe e ka goditur disa herë Amicuccin në gjoks, duke e lënë të vdekur.

Më pas, e përlotur, ajo vrapoi te fqinji, duke i thënë se e kishte goditur me thikë dhe duke kërkuar ndihmë. Amicucci jetonte në një apartament në katin e dytë të një banese publike në Andoardi me qenin e tij.

Amicucci sipas mediave italiane në vitin 2000 ishte akuzuar disa herë për ngacmime si dhe përndjekje ndaj ish partnerit të vajzës së saj dhe ishte arrestuar një herë. Prej disa vitesh ai jetonte në banesën e tij në Andoardi nga e cila dilte shumë radhë për shkak të problemeve shëndetësore.

EMISIONET