E fut në anestezi për dhimbje shpatulle infermieren dhe e përdhunon, rrëfehet mjeku i arrestuar

E fut në anestezi për dhimbje shpatulle infermieren dhe e

Një mjek përdori lëndë narkotike kundër një infermiere, që e ka pasur ish të dashur, për ta përdhunuar duke përfituar nga pavetëdija e saj.

Për këtë arsye karabinierët arrestuan Carlo Pizzi, 53 vjeç i cili përdori anestezi të spitalit Villa Aprica ndaj gruas.

Mjeku fillimisht ka mohuar akuzat, por më pas ka rrëfyer ngjarjen.

Pasi u takua me gruan, në fund të një debati, me justifikimin se i jepte një qetësues për një problem me shpatullën, ai e mori në shtëpi dhe i injektoi duke e përdhunuar më pas.

Për hetuesit, 53-vjeçari ka kërkuar edhe në internet informacione për pasojat e dhunës së kryer nga përdorimi i drogës, si dhe për kostot e dëmshpërblimit të shpenzimeve gjyqësore.

Pozicioni i mjekut është rënduar menjëherë nga një telefonatë të regjistruar nga viktima një ditë pas dhunës, ku Pizzi dyshohet se ka pranuar abuzimet.

Ky version u mohua nga i dyshuari i cili para gjyqtarëve, por gjatë marrjes në pyetje ai u tërhoq duke pranuar përgjegjësitë e tij.

Doktori po ashtu ka kërkuar në internet pasojat kriminale për ata që vrasin qentë, detaj që nuk u ka shpëtuar hetuesve gjatë hetimeve, pasi gruaja ka një të tillë.

EMISIONET